Ja si shprehet Fishta në lidhje me titullin:
"Ndigjoni o vllazen e bij të mi. Unë nuk kam ndërrue, por jam ai pater Gjergji që ka qenë gjithmonë. Kaq gja e kanë kuptue edhe fashistat vetë. Mos mendoni se këtë titull ma kanë dhanë për me më nderue.
Ma kanë dhanë për me më internue. Latinët kanë një aksiomë të vjetër të politikës së tyne: "Promoveatun ut removeatun". Njashtu siç po internojnë edhe shumë shqiptarë të tjerë, njashtu po duen me ba edhe me mue. Në bazë të statutit, çdo akademik i ri e ka për detyrë me u sjellë për 6 muej tue mbajtë konferenca nëpër institute të nalta të kulturës. Në këtë mënyrë ata duen punën e vet me e ba e njikohsisht me i hedhun pluhun syve botës popullit shqiptar, ashtu edhe mue. Unë sot jam i plakun. Smundja e zemrës më asht randue kta muejt e fundit. Ato mësimet që ju kam dhanë dikur kisha me dashtë që ju sot t'i shtini në veprim, ndërsa unë nuk jam i zoti me përballue as burgun, as internimin, as arratinë. Por unë po ju premtoj se kurrë nuk do ta përkul rodin e shqiptarit.
Me të vërtetë sot na kanë pushtue, si Roma dikur Ilirinë, por unë ndër konferencat e mija do t'ua përsris italianëve pa ia da se me të vërtetë që Roma dikur e ka pasë namin e madh, po legjionet ilire dhe perandorët e mëdhenj ilirianë ishin ata që kishin në dorë fatin e Romës. Ju bëj edhe nji premtim tjetër se për nji që ato konferenca do t'i kryej për gjashtë muej, siç e don rregullorja, unë menjëherë do të kërkoj me ardhë në Shqipni". (Kujton në "Hyllin e Dritës" 1993, ish-nxënësi i tij At Zef Pllumbi nga një takim me një grup mësuesish e nxënësish të liceut "Illyricum")