Letra e Gjergj Fishtës drejtuar Benito Musolinit Livorno 10 korrik 1934
12 Via delle Galera
Shkëlqesisë së tij
Benito Musolini,
kryetar i së Ndritmes qeveri mbretnore t’Italisë, Romë
Shkëlqesi,
në periudhën e gjatë prej dyzet vjetsh veprimtariet fetare e kulturale në Shqipni kush ju shkruen ka prodhue një vepër letrare në gjuhën shqipe qi e ndame simas natyrës të formës e të llojeve të ndryshme të argumenteve të trajtueme do t’përfshihej në shtatë volume në format gjashtëmbëdhjetsh - gjashtë në vargje e nji në prozë - me nji mesatare prej 300 faqesh sejcila. I shkuem në moshë siç jam, due me gjithë zemër, me e pa të rishtypme kët vepër në nji botim homogjen e t’paraqitshëm. As Urdhni Françeskan, as Provinca jeme nuk i kanë tash për tash mjetet për kët qëllim. Me besim pra, i drejtohem Shkëlqesisë tuej duke iu lutun që kjo e Ndritme Qeveri Mbretnore e Italisë me bujarinë e saj të naltë, mirësisht t’më akordojë t’ardhunat e nevojshme për rishtypjen e kësaj vepre teme letrare. Vepra do t’shtypej n’Itali e mund të dorëzohet brenda tetë muajsh. Meqenëse në kët mënyrë çmimi i veprës mund të ulej ajo do të mund të shpërndahej ma gjanësisht ndër popullin shqiptar. T’gjitha të ardhurat materiale që mund të rrjedhin nga ky botim do t’i derdheshin ekskluzivisht provincës françeskane t’Shqypnisë qi kaq nevojë ka për ndihmë. Si françeskanët ashtu edhe intelektualët e Shqypnisë do të ruanin në kujtim të përjetshëm kët bujari kaq të naltë që me besim unë ia lus të ndritmes qeveri mbretnore t’Italisë.
Ndërsa ju shkruej,
Shkëlqesisë Tuej
Ju falenderoj
At Gjergj Fishta
Letra e dyte
Letra e Gjergj Fishtës drejtuar Françesko Jakomonit Shkodër, 23 shtator 1939
XVII
Shkëlqesisë së tij
Françesko Jakomonit
Mëkëmbësit
Tirane
Shkëlqesi
Duke marrë parasysh se më i miri filolog i gjallë i gjuhës shqipe në Evropë, është profesor Norbert Jokl me kombësi Hebreje, i cili para Aushvicit ishte bibliotekar i Universitetit te Vjenes dhe profesor i Filologjise në të njëjtin universitet, tani më shkruajnë nga Vjena se autoritetet lokale kanë njoftuar për këtë albanolog të shquar, të largohet brenda 30 ditëve nga territori i Rajhut . Ai është tashmë i pamartuar dhe me një fat të përulur. Për këtë, natyrisht, duhet bërë më e mira, për t’i gjetur një vënd, kudo qoftë, sa për të jetuar. Duket se dëshiron të transferohet në Amerike .
Shkëlqesi, pa dyshim që do të ishte një fatkeqësi e rëndë për gjuhën kombëtare shqiptare që ky dijetar, me famë evropiane – të cilin unë e njoh mirë dhe që me autoritetin e padiskutueshëm ka mbajtur ngjall interesin e më të shquarve filologë për gjuhën shqipe – që ta lërë Evropën nga zori.
Gjithë kombi shqiptar do t’ju ishte borxhli pamasë nëse Shkëlqesia Juaj do mundej të gjente shtegun, për ta sjellë në Shqipëri, për t’i atribuar, një detyrë, megjithëse jo fort të shpërblyer, në krahasim me famën e tij si shkencëtar dhe filolog fisnik. Me bindje të plotë se do ta gjykoni me interesim të njerëzishëm këtë propozim timin – që unë e ndiej për ta çuar përpara, në emër të gjithë intelektualëve shqiptarë, gjej këtë rast për t’Ju lutur të pranoni ndjenjat e stimës sime më të vërtetë dhe mirënjohjes së thellë.
Besimtar i devotshëm