At.Gjergj Fishta bir i Fishtes e Nder i Kombit Shqiptar.
Gjergj Fishta (Fishtë, 22 ottobre 1871 – Scutari, 30 dicembre 1940) è stato un poeta, politico e traduttore
Albanese. Appartenente all'ordine dei Frati Francescani di Scutari. Nato a Fishtë [Alessio (Albania) Lezhë] pianura di Zadrima, parte della Diocesi di Scutari, viene battezzato con il nome Zef. Nasce in una famiglia agiata ed è il più piccolo dei 4 fratelli (2 maschi e una femmina). Il padre si chiamava Ndoke Simon Ndoci, della casata di Simon Ndoci, e la madre Prenda Lazer Kaçi. La famiglia affida il piccolo Zef ai francescani per la scolarizzazione. La scuola elementare la consegue a Scutari dove ha come maestro padre A. Mariani di Palmanova, che era anche il Prefetto dell'Ordine di Epiro. Nel 1880 entra nel collegio dei francescani a Troshan (vicino a Fishtë). Col passare del tempo la pressione degli Ottomani sulle scuole cattoliche in Albania divenne molto forte (l'Albania è rimasta sotto gli Ottomani fino alla fine del 1912). Nel 1886, dopo la visita del collegio da parte del responsabile generale dell’ordine dei francescani, padre Bernadino da Portogruaro (amato dai Papi Pio 9 e Leone XIII), gli alunni vennero trasferiti in Bosnia per proseguire gli studi. Zef e altri 5 alunni finirono in un convento a Travniko dove gli venne assegnato il nome Gjergj, secondo gli usi dei monaci. Gli studi filosofici gli fece presso il convento di Sutiskes mentre quelli teologici nel convento di Livno, studi conclusi con 30 ed eminetia. Inizio in Bosnia a scrivere. I poeti che simpatizzava da giovane erano due francescani croati: padre Ndreu Kaçiq il Dalmate e padre Gega Martiq. La sua penna però scrisse in tutt'altro modo. Come Manzoni prese le mosse da Walter Scott per scrivere la sua opera "I Promessi Sposi" così Fishta prese le mosse dai due francescani. Torna in Albania nel 1894 e diventa sacerdote a Troshan, dove insegnerà nel collegio dei francescani. Dopo alcuni anni gli venne assegnato la parrocchia di Gomsiqe, nella Abbazia di Mirdite, dove iniziò a scrivere la sua opera più famosa: "Lahuta e Malcise". 1899 Divenne membro della Società Letteraria Bashkimi (l’Unità) fondata dal monsignor Prenge Ndoci, vescovo di Mirdite. Nel 1908 prese parte al congresso di Manastir, che ebbe come scopo la fondazione dell’alfabeto della lingua albanese, dove fu eletto presidente della commissione con 49 voti su 53. Diede un'inestimabile contributo non solo tecnico, esendo un poliglotta e ottimo etimologo, ma anche politico. Infatti, lui e Luigj Gurakuqi divennero arditi sostenitori dell’alfabeto latino per la lingua Albanese. Riuscì ad essere così convincente nelle sue argomentazioni che ebbe il voto per l’alfabeto latino persino dai due rappresentanti degli Ottomani. 1909 viene nominato segretario generale della missione Francescana in Albania e preside della scuola francescana a Scutari (primo preside albanese). Nonostante l’occupazione Ottomana, egli riuscì ad elevare la sua scuola al rango di scuola nazionale, dove la lingua d’insegnamento era l’albanese, mentre Italiano, Latino, Greco, Turco e altre, erano insegnate come lingue straniere. Nella primavera del 1912, alla sua scuola venne in visita ufficiale il ministro degli interni Turco che riconobbe la qualità dell’insegnamento. In seguito il governatore turco di Scutari addirittura finanziò la scuola, riconoscendone la bontà. Tanto la cosa prese fama che si ebbe quel fenomeno sociale a Scutari che si chiamò: "epoca dei nuovi turchi", tutto per merito di Fishta. La sua vena politica presto si fa sentire. Parte nel 1919 da diplomatico per Parigi, dopo essere stato invitato ad intervenire alla Conferenza di pace post-Prima Guerra mondiale, che si propone di smembrare lo sconfitto Impero Austro-Ungarico con un particolare interesse della Francia per la zona del Mar Adriatico, sulla quale l'Italia avanza pretese. Nel 1920 viene eletto dalla cittadinanza di Scutari per il Parlamento, del quale diventa vice-Presidente nel 1921; sostiene nel 1924 le rivendicazioni democratiche del rivoluzionario Fan Stilian Noli e per questo viene poi esiliato da Zog I di Albania, che nel frattempo torna al potere. Decide volentieri di partire per l'Italia (1925-1926); torna quindi in Albania in seguito alla definitiva caduta di Zog per riprendere il suo posto d'insegnante a Scutari. Nel frattempo aveva fondato un giornale chiamato “Hylli i Drites” (stella del mattino), del quale era diventato direttore, e dalle sue pagine attacca a difesa delle questioni nazionali. Questo giornale viene chiuso, non dura nemmeno un anno. Dopo poco fonda un altro giornale chiamato “Posta e Shqypnis” (Posta d’Albania) che avrà vita più lunga, anche se sempre considerato "non politicamente corretto". Viene descritto come grande oratore e predicatore. Alle sue messe partecipavano anche personalità Ottomane, solo per deliziarsi delle sue doti oratorie. L'interesse per la letteratura e per la politica non sono gli unici interessi di padre Gjergj Fishta. Si interessava molto anche di Fisica, Matematica, Astronomia e altre scienza ancora. Leggeva le pubblicazioni di scienziati come J. A. Segner e più di recente quelle di Albert Einstein. Su quest'ultimo, fonti vicine alla famiglia, raccontano che hanno avuto modo di incontrarsi personalmente su un treno nei pressi di Berlino, nel autunno del 1932. Una vera passione, per Fishta, era l'architettura. Era affascinato dagli architetti italiani e dalla loro arte, ad un certo punto si cimentò anche lui a seguire questi esempi e fece alcuni progetti realizzati con successo, come il progetto e la realizzazione della chiesa cattolica di Lezhë, che è tuttora in piedi. Non ebbe molto tempo da dedicare a questa passione, la voglia di scrivere lo chiamava. Continuò a dirigere la scuola, a dire messa e a scrivere fino alla fine dei suoi giorni. In punto di morte pronunciò queste parole "muoio sereno, poiché ho lavorato onestamente per la Fede, la Patria e la Provincia (quella francescana) e raccomando, specie ai giovani, di lavorare in questa direzione: Fede e Patria".he. Der sa te mundem me ligjerue «Hylli i Dritës»ka qenë e para revistë e botueme në Shqipní
Mirënjohjet
Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime. Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten. At Gjergj Fishta
realizuar ne kanavac nga Pjeter Koleci 2010 At Gjergj Fishta
Afresk realizuar me balte te fresket nga Pjeter Koleci 2010
|
at. Gjergj Fishta është autori i përmasave universale, sa do që karakteri i letërsisë së tij, të shumtën e herëve zhvillohet në suaza të qenësisë së botës shqiptare dhe nuk largohet shumë nga topika ekzistenciale nacionale, pra trajtimi i temave që lidhen me etnikumin. Në këtë aspekt, letërsia e tij ndërlidhet pashmangshëm me një kontekst të caktuar shoqëror. Kësisoj edhe iu përgjigjet natyrshëm zhvillimeve të kohës. Sidomos këtë përmasë e ndeshim më fuqishëm te “Lahuta e Malcis”, në të cilin tekst letrar, Fishta shpërfaq fuqishëm dhe hapur qëllimet jashtaletrare dhe kështu arrit të ndërtoj një rrjet paradigmatik letrar që ndërlidhet me Shenjën Letrare, që përbëjnë Strumbullarin e binomit përshkues letrar: Atme e Fe, që do të bëhet, në kuadër të letërsisë së Fishtës, një kod i madh letrar, i ndjekur edhe në strukturat ligjërimore. Letërsia e Fishtës përfaqëson njërin ndër korpuset më specifike në literaturën shqipe, përgjithësisht. Në kontekstin e kontinuitetit letrar, shënjon dhe avancon ndërlidhjen e fuqishme letrare, me traditën gege të kulturës e shkrimit letrar, kulturë kjo letrare e cila shtresoi elementet bazike për gjithë kulturën e letërsinë shqipe, shpërnderuar në pikëpamje të kodeve tematike, të cilat ndërlidhet me autorët klasik (Buzuku, Budi e Bogdani), të cilët autori Anton Berishaj i vlerëson me formulimin e qëlluar se këta autor përfaqësojnë themeluesit e kulturës tekstuale shqiptare, kulturë letrare dhe estetik kjo, e cila zhvillohet brenda një shtrati specifik, përmes letërsisë së arbëreshëve të Italisë, dhe që më tej, merr vulën përmes autorëve modern të viteve të 30-ta, të cilët përfaqësojnë themeluesit e modernitetit në kulturën letrare shqipe, bashkautor i së cilës është Gjergj Fishta me korpusin e tij letrar, roli i së cilit shkrimtar në letërsinë shqipe do të jetë e rëndësishëm dhe shumëplanesh. Mbase, për shumëçka autori me inflencues. Madje këtë kulturë letrare, autori do ta avancoj në pikëpamje poetike dhe zhanrore në një shkallë të lartë dhe të paarritshme. Kjo frymë zhvillohet edhe më tej, përfundimisht, me zgjerime në kodet ligjërimore. Pikat e përbashkëta interletrare sforcohen përmes Fishtës në formën poetike të shkrimit, në vargje, dhe Koliqit, Camjat e Pashkut në prozë. Shënjues i përbashkët i kësaj literature, mbetet intenca e shkrimtarëve, për të qenë misionar në ide dhe në angazhime konkrete. Te Fishta kjo del në mënyrë eksplicite. Ndërsa tek autorët tjerë fshehët në ndërtekst (përmes trajtave implicite). Këtu edhe njëherë vetëm sa na ripërsëritet mendimi i Cabejt, se poeti në të njëjtën kohë i duhet të jetë edhe prijës, apostull dhe bari i kombit. Dhe në të njëjtën kohë shkrimtar. Veçmas kjo hetohet te letërsia e Fishtës. Dhe më pas, te letërsia e Nolit, letërsi që në pika të përbashkëta, edhe pse zhvillohen në kontrast, pretendojnë të ndërtojnë heroin, misionarin, që hidhet edhe për tej letërsisë, në angazhimet konkrete shoqërore. Noli i kërkon në personalitet, ndërsa Fishta në dy akse, në shpirtin e popullit dhe personalitet historike. Në të vërtetë ky fenomen, nëpër kohë do të bëhet karakteristikë letrare në shtratin topikës dominonte të letërsisë shqiptare. Nëse do të synonim të kërkonim një paradigmë të përbashkët në universin poetik të letërsisë së Fishtës, si nyje që ndërlidh indet e letërsisë së Fishtës, atëherë ideja e kulturim të gjithmbarshëm e emancipim për liri të njëmendtë e shfaqur kurdoherë, dhe atë, me përmasa të gjithanshme, në substratin e së cilit formulim, implikohet formula esenciale, e cila determinon poetikën letrare të Fishtës, pra formula e shënjuar përmes binomit paradigmatik letrar e estetik: Atme e Fe. Ky binom do të bëhet model organizues i teksteve të autorit në shumë nivele dhe me përmasa funksionale. Paradigmë kjo që shenjëzohet përmes kërkesës patetike fishtian, për rinjohje të vlerave nacionale, përmes identifikimit në strumbullarin Atme e Fe. Ky binomi letrar endet në letërsinë e Fishtës me status intencional dhe përbën esencialitetin e ligjërimit letrar. Në fakt, përtej dy termeve/koncepteve abstrakte, ky binome letërsinë e Fishtës do të bëhet paradigmë/shenjë letrare, figurë poetike edhe kur ka përdegëzime intretekstuale e interdiskursive. Me këtë formulim, gërshetohet edhe filozofia e qenësimit kombëtar, në planin e diskursit historik. Njëherit bëhet domosdoshmëri edhe në dritën e së ardhmes. Ky kulturim në tekstin epik, ka për qëllimin edukimin dhe emancipimin kombëtar, ndërsa në tekstet lirike dhe dramatike, mbitheksohet nga pretendimi për edukim dhe kulturim fetar, në përmbushje të misionit të përbashkët: Atme e Fe, që lidhet me Atdheun dhe Kishën. Kjo paradigmë krijuese, siç vlerëson Injac Zamputi mbetet “fanari i jetës së tij, qe sinteza e artit dhe filozofisë së tij. Andaj tekstet e Fishtës ruajnë fuqishëm shenjat e mishërimit me misionin, duke identifikuar plotësisht me misionarin. Me këtë formë të shkrimit, autori vetëm se aplikon teorinë që analizon arketipat letrare, përmes formulës së Bariut të Mirë, e cila sipas Northrop Frajit, nënkupton figurën kryetipore të Bariut të mirë Biblik (Jezu Krishtin), një figurë retorike kryetipore që evokon, dhe e cila sublimon kërkesat e intencës letrare, pas së cilës ec letërsia e Fishtës. Kjo intencë, në statusin letrar të teksteve të autorit, është esenciale, në të njëjtën kohë e nxjerr autorin nga vetvetja dhe e hedh në labirintet e kërkimeve të tij, edhe jashtë letrare. Gjithherë përmes tendencave artistike/letrare. Kësisoj, autori arrin të krijon ambivalencen e gjuhës dhe ligjërimit. Me kujdes të sofistikuar, merr rolin e bariut të grigjës së tij, si bari shpirtëror i popullit të tij, por asnjëherë duke tejkaluar rrethanat e përgjithshme. Ideja e bariut të mirë, funksionalizohet në mënyrë implicite te Kënga e Patër Gjonit në ”Lahutën e Malcis”, në të cilën autori vetë identifikohet me narratorin, merr përmasat e tij mbi supë, në rrugën e lirisë së kombit dhe fesë, duke implikuar një rrjet shenjash interdiskursive të modelit biblik e religjioz. Më tej, kjo ide funksionon për mrekulli në personazhin e tragjedisë “Juda Mukabe” dhe në përgjithësi në tragjedinë në fjalë. Vetëflijimin e heroit Juda Mukabes në këtë tragjedi implikon autorin dhe qëndrimet e tij karshi rrethanave të kohës dhe kontekstit të përgjithshëm shoqëror e kulturor të shqiptarëve. Përmes ligjërimit dramatik, autori rrah ndër temat më të rëndësishme të kohës: tradhtinë, mohimin e mikut, nevojën për vetëflijim. Rrjedhimisht, këtë segment letrar e ndeshim edhe në fushën e lirikës, sidomos te personifikimi autorial i cili shkon deri në nivelin e vetëflijimit për atdheun, kur jepet kushtrimi në vargjet: ”Qe mue tek m’kni, merreni e m’boni fli”, ("Surgite mortu, Qohuni të vdekun"). Në këtë formë Fishta shkroi letërsi për të mishnuar filozofinë e tij të Kulturimit. Letërsia e Gjergj Fishtës zhvillohet brenda një periudhë kohore relativisht të gjatë dhe me zhvillime dramatike për popullin e tij. Në kuadër të këtyre zhvillime, autori botën e tij artistike nuk e përqendroj vetëm në epikë, por sprovoj talentin dhe fantazinë krijuese në lirikë, dramatikë dhe satirik, për të mos lanë anash as tekstet e shumta diskursive, socio-psikologjike, etno-psikologjike, religjioze, politike etj. Madje edhe tekstet metakritike të aspektit teorik për artin dhe qenësinë e tij. Në gjitha shkëlqej në mënyrën e vetë, duke formësuar stilin e veçantë poetik e letrar. Me një diskurs të kondensuar estetik pikasi ndjeshmet e kohës, duke i bërë dhimbje e kërkesa universale. Fishta duke i riinterpretuar në një kontekst letrar e kulturor, kontekstualizmit të teksteve të njohura letrare ju jep konotime aktuale, ku pikasën fuqishëm idetë me shpërthimet e tij letrare, që kërkojnë përmbushjen e intencionalitetin ideor, nëpërmjet shenjave e simboleve letrare, të cilat kurdoherë korrespondojnë me projektin letrar fishtian për emancipim e kulturim të gjithmbarshëm të kombit e fesë, mision ky që kapërcen kufijtë letrar dhe bëhet paradigmë krijuese, e papërsëritshme në letrat shqipe. Formula poetike, binomi i shenjtë: Atme e Fe përtej kuptimeve ideore, është shenjë që përcakton letërsinë e tij. Si e tillë, formula bëhet shënjues i letërsisë fishtiane, në të gjitha planet dhe në gjitha zhanret letrare. Dhe përcakton diskurset, trajtat e ligjërimit, stilin dhe kuptimet letrare.
"Lahuta e malcis" e at.Gjergj Fishtës, e përbërë nga 15612 vargje, të organizuara në tridhjetë njësi të veçanta, të cilat autori i quan kangë, përshkohet tejembanë nga rima si element i qartë dhe i theksueshëm i strukurës artistike të saj. Vështrimi i funksionit të rimës ndaras nga ritmi, nga intonacioni dhe nga eufonia e vargut, sikundër veprohet kësaj radhe në këtë kumtesë, mund të bëhet vetëm kushtimisht, sepse këto elemente të strukturës artistike të tekstit poetik janë gjithnjë të mpleksura, duke futur në trupin e njësisë ritmike vazhdimisht skemat e ndryshme të përsëritshmërive, kundërshtitë dhe plotësimet e tyre, të cilat janë fijet e semantikës poetike dhe të përjetimit estetik të tekstit. Në veprën Lahuta e malcis, rima është një element më fort i identifikueshëm dhe më veprues në konstruksionin artistik dhe semantik të saj, prandaj, kujtojmë se funksioni i saj mund të bëhet objekt analize dhe vlerësimi, pa cënuar integritetin e elementeve të tjerë artistikë.
Aplikimi i rimës në këtë vepër poetike kaq voluminoze, e ka të deshifrueshëm fillim e mbarim synimin e autorit që ta bëjë sa më funksional monumentalitetin artistik të kryeveprës së vet. Monumentalitetit të Lahutës së malcis në planin e tematikës, në planin e ideve, në planin e ndërtimit dhe të funksionimit estetik, i përgjigjet edhe përfundimi kumbues i vargut dhe koncentrimi jashtëzakonisht i madh i kuptimeve poetike në vargjet e rimuara. Ndoshta nuk duhet përkujtuar se rima përveç funksionit tingullor, ka funksion semantik, i cili është edhe funksioni parësor i saj, sepse sikundër na e pohon Lotman, në artin, i cili e përdor gjuhën si material, është e pamundur të ndahet tingulli nga kuptimi*. Po ky autor thotë se tingullimi muzikal i rimës është prodhim jo vetëm i fonetikës por edhe i semantikës së fjalës, punë që shihet qartë në rastet e rimave homonimike dhe të rimave tautologjike, ku këto të dytat karakterizohen edhe nga varfëria tingullore në krahasim me të parat. Gjergj Fishta e krijoi Lahutën e malcis me aspiratën krijuese që t’u dhuronte bashkëkombasve të tij një vepër që do të ishte burim i pashterrshëm i atdhedashurisë dhe i mbrojtjes së identitetit kombëtar, të integritetit kulturor e moral dhe të lirisë kombëtare si shkalla supreme e realizimit të jetës së kombit. Përderisa në planin qytetar e njerëzor ai u udhëhoq nga dashuria e madhe për atdheun, për gjuhën dhe për kombin, në planin krijues ai u udhëhoq nga frymëzimi i fuqishëm, çka shqiptohet qartë në vargjet: ” se pa ty, besa, moj Zanë,/vështirë se’ i fjalë un mujë m’e thanë”* . E frymëzuar nga provinienca e zanws sw malit, vepra s’ka si të mos e synojë plotninë dhe përsosmërinë. Shqiptimi sa më i fortë i ideve atdhetare dhe modelimi sa më i bukur artistik i tyre, janë dy koordinatat ku shpaloset dhe ku rrezaton aspirata krijuese e Fishtës, e shqiptuar përjetësisht në veprën Lahuta e malcis. Funksioni i rimës si element i strukturës tërësore artistike, në këtë kontekst, fiton legjitimitetin konceptual dhe estetik. Rima në veprën Lahuta e malcis është përdorur në kombinime të ndryshme dhe kjo është bërë për të rritur larminë tingullore e semantike dhe për të evituar rrezikun e automatizmit. Nga vështrimi tërësor i kombinimeve të saj, shihet se dominon rima e puthur. Ky kombinim aplikohet në vargjet ku zhvillohet naracioni poetik, pra, ku spikat më shumë paraqitja e aksioneve, e veprimeve të heronjve të veprës. Rima e puthur jep mundësi më të madhe të zhvillohet ligjërimi poetik pa ndërhyrje dhe pa komente, të cilat vërehen më shumë aty ku aplikohet rima e alternuar. Në aplikimin e rimës së puthur, vërehen afri të vargut të Lahutës së malcis me modelin e këngës popullore historike, e cila kryesisht është e krijuar në tetërrokësh dhe kryesisht në rima të puthura. Vetë lënda që trajtohet në veprën Lahuta e malcis, (e marrë nga historia e re shqiptare për të cilën janë krijuar një numër i madh këngësh popullore historike) dhe synimi i autorit që vepra e tij të komunikojë e të ndikojë në sa më shumë recepientë (lexues e dëgjues), e ka kërkuar aplikimin e rimës së puthur në pjesën më të madhe të veprës. Edhe fillimi i saj është në këtë skemë: Ndihmo, Zot, si m’ ke ndihmue! Pesëqind vjet kishin kalue çëse të buk’ rën ketë Shqipni Turku e mbate në robni* Fishta bën ndërrime të shpeshta të rimave femërore e mashkullore në rastet e rimave të puthura dhe ka një arsenal jashtëzakonisht të pasur leksikor që parakalon në pozicion fundor të vargjeve. Duke qenë bazamenti tematik i veprës gjakimi i lirisë kombëtare dhe flijimi për pavarësinë e atdheut në luftëra me armiqtë, është e qartë se shqiptohet përplasja e ashpër ndërmjet idealit të lirisë (flijimit për të) dhe realitetit të ashpër jetësor e historik. Këtë vijë të përgjithshme e shquan edhe rima. Fjalët e gjendura në pozicion rime, kur janë të tilla që si fenomene gjuhësore nuk kanë lidhje ndërmjet tyre, pra, semantikisht janë divergjente, ato në varg krijojnë rreze më të madhe semantike, sepse shpalosin hapësira të reja, herë jashtëtekstore, herë tekstore, po gjithnjë me mundësi më të mëdha të përjetimit estetik. Ja një shembull: un Shqiptar ata janë Shkje: ne na danë nji gjak e’ i fe; n’mëni t’sho’shoqit kemi le: kemë ndërmjet nji qiellë e’i dhe!… Emërtimi i identiteve nacionale të veçanta, më tej evidencimi i dallimeve dhe konstatimi i papajtueshmnërisë supreme, fiksohen edhe në fjalët që rimohen:/Shkje; fe; le; dhe/, të cilat si fenomene gjuhësore janë divergjente por në këto vargje krijojnë një tërësi tingullore e semantike jashtëzakonisht të fuqishme. Rimat si: vëllau/Shkjau, mizore/gratçore, Vranina/Cetina, Shqiptarit/Gospodarit, tagana/nana, rrfesë/kresë, rreziku/miku, Shqipni/Turki, t’zi/liri,etj, korelacionin semantik e krijojnë në ballafaqim të ndryshimeve kuptimore që kanë në sferën e gjuhës konvencionale fjalët që rimohen. Mirëpo, ligjërimi poetik që synon përshkrimet sa më të detajuara, s’ka si të evitojë edhe krijimin e rimave nga fjalë që semantikisht janë mjaft konvergjente si bie fjala: vetimë/bubullimë, Kosovë/Gjakovë, nama/gjama, robni/zi, vorrue/pushue, shkretë/mbetë, Xhemjetit/Mbretit, etj. Një balansim i këtyre rrymimeve është tipar i dallueshëm në të gjithë Lahutën e malcis. Në raste më të rralla rima e puthur shndërrohet në rimë-kolonë ,duke unifikuar ritmin dhe kuptimin poetik, ndonjëherë deri në kufirin ku nxjerrë krye mundësia e parashikimit të zhvillimit të rimës. Për shembull: Hej, moj Zanë,ty t’kjosha true, si s’po t’bjen ndër mend për mue, punë të hershme me m’kumtue, kangë e valle me m’fillue; por më rrin tue fluturue mollë më mollë e ftue në ftue me ato shoqe tue këndue, me ato shoqe tue vallzue, tue vallzue, moj, tue lodrue* Rima e alternuar aplikohet më rrallë, por duke pasur parasysh vëllimin e Lahutës së malcis, ajo kap një numër shumë të madh vargjesh. Përveç në funksion të evitimit të automatizmit, rima e alternuar është esencialisht në funksion të nuancimit të ndjenjave, të ideve dhe të qëndrimit të subjektit krijues. Ja një shembull që është krejt emblematik në favor të këtij konstatimi: Po a kujton, mori gabele, se Shqiptarët kanë dalun fare, qi me ardhë Knjazi, me’ i kalë zhele, për t’sunduem mbi tokë shqiptare?* Konflikti i shqiptarëve dhe i malazezve është përplasur edhe ndërmjet zanave. Zana shqiptare e Vizitorit e mund Zanën malazeze të Durmitorit (kjo na kujton përplasjen ndërmjet perëndive të Olimpit gjatë luftës ndërmjet akejve e trojanëve) dhe Fishta shqipton fjalët e Zanës shqiptare në atë konflikt me emocionet, me ironinë dhe me krenarinë e tij transparente. Ia vlen të përmendet këtu se në vëllimin Mrizi i zanave, rima e alternuar ka aplikim shumë më të gjerë si në poezitë: Shqypnija, Gjuha shqype, Atdheut, 28 Nanduer 1913, Nji gjamë desprimit, Gurrave të Jordanit (ku përdoret strofa safike), etj.,çka edhe vërteton afinitetin e autorit për këtë skemë në rastet e theksimit të ndjenjave, ideve dhe qëndrimeve të tij. Nga vështrimi tërësor (megjithëse jo statistikor) i rimarit të Lahutës së malcis, shohim se në pozicion të fjalëve të rimuara më me shumicë janë fjalët emra. Fishta është poet epik që e shtrin ligjërimin e vet në gjerësi dhe që di të theksojë emra heronjsh, toponime, dukuri, të cilat duke u vënë në pozicion ku krijojnë korelacione me fjalë të tjera, theksohen më shumë dhe bëhen qendra të theksimit të ideve e të kuptimeve poetike. Theksimi i emrave të heronjve dhe veprimeve të tyre me ndikesë në fatet njerëzore po edhe të natyrës, i jep kumbim dhe dramacitet vargut poetik. Për shembull: pse me gjasë, ke dridhet suka, asht tue ardhë tash Oso Kuka.* Rimari i Lahutës së malcis është jashtëzakonisht i pasur dhe e shpalos individualitetin dhe origjinalitetin e veprës dhe të autorit. Ka çifte fjalësh që përsëriten në pozicionime rimash nga disa herë dhe në kontekste të ndryshme, duke na dhënë dorë të hetojmë veçantinë e gjuhës poetike të Fishtës në nivelin leksikor dhe figurativ. Fjalët dhe sintagmat si:zhari, vigma, çeta-çeta, rrfe mizore, lekët, re mizore, t’bardhën Fe, zogu i shkinës, si kokrrat n’shegë, etj., marrin funksionin e poetizmave, pra, të gjuhës poetike që e legjitimon ligjërimin poetik fishtian. Sa i përket rimës dhe funksionit të saj të paramenduar e të realizuar tek Lahuta e malcis, do të ishte me interes të madh krahasimi i varianteve që ka krijuar autori, sepse aty do të shiheshin qortimet dhe motivet që i kanë nxitur ato, ku pa dyshim do të jetë marrë gjithmonë në konsideratë, krahas ritmit dhe skemës metrike, rima si element i konstruksionit artistik të veprës. Të përkujtojmë këtu se në disa fragmente të njësive të ndryshme të Lahutës së malcis, Fishta e eliminon krejtësisht rimën, duke iu afruar në ato raste më shumë intonacionit dhe ritmit të këngëve tona kreshnike, për të cilat Gjergj Zheji me të drejtë ka konstatuar se janë në arealin e vargëzimit tonik. Në ato fragmente (letra e carit të Rusisë knjaz Nikollës, kënga e Kaçel Dodës, letra e krerëve shqiptarë të shtatë krajlave dhe mbretit të Stambollës, dyluftimi i Prelës me Vasilin,) vijnë e dalin në plan të parë intonacioni dhe ritmi, duke afirmuar ashtu rrezatime edhe më të mëdha estetike të veprës. Rikthimi i rimës pastaj, kombinimet e ndryshme të saj, pasuria leksikore e fjalëve të rimuara, tingullimi dhe rrezatimi semantik që prodhojnë, ia krijojnë rimës në këtë vepër statusin e kodit rregullues të vargut dhe të njërit nga elementët fondamentalë të strukturës artistike. Profesor Dr. Milazim Krasniqi Korrespondenca e Fishtës me Musolinin
dhe Jakomonin Njihen dy letra që at Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Italia. Është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndjerë se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkon Mussolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe “e paraqitshme”, gjë që nuk mund ta bëjë Urdhri Françeskan, dhe as Provinca e Fishtës. Dhe të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalojnë kësaj province. Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë veprimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsiston në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës ku përfshihen poezia ajo epike me “Lahutën e Malcisë”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri etj. Tekstin e plotë të kësaj letre mundeni ta lexoni këtu. Letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, me datë 27 prill1940, dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit – Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit të Bolonjës që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane – anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 – i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. “Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë”. Për këtë Fishta “guxon” t’i drejtohet Duçes dhe “gjykimit të tij të ndritur” për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë. Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanuel III është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl. Tekstin e plotë të kësaj letre mundeni ta lexoni këtu. |
Pater G. Fishta
.Firma originale e at.Gjergj Fishta
.Firma originale e at.Gjergj Fishta
Design by